De Brujne e Kurtua si armiq të betuar, portieri i mori të dashurën mesfushorit

Kur rezultatet nuk vijnë, si në futboll, ashtu edhe në sportet ekipore në përgjithësi, qoftë klub apo kombëtare, një nga arsyet e para për t’u ngritur ka të bëjë me mosmarrëveshjet e supozuara brenda dhomave të zhveshjes.

Belgjika di diçka për këtë, ndër zhgënjimet kryesore pas dy ditëve të para të fazës së grupeve të “Katar 2022”. Përveç mungesës së rezultateve në fushë, skuadra e trajnerit Roberto Martinez duket se është copëtuar nga mosmarrëveshjet e brendshme shqetësuese, të lidhura me marrëdhëniet që janë çdo gjë tjetër veçse idilike mes përbërësve të grupit. Dhe nëse situata përfshin bërthamën e fortë të dhomës së zhveshjes dhe drejtuesit e grupit, rreziku i shpërthimit është real. Kjo duket se po ndodh te “Djajtë e Kuq”. Në fakt, deklarata e papritur e Kevin De Brujne në konferencën për shtyp, pas debutimit kundër Kanadasë (“nuk kemi asnjë shans për të fituar, ne jemi shumë të vjetër”) i ngriu shokët e skuadrës dhe tifozët.

Mundo Deportivo raporton pwr arsyen e vërtetë të mungesës së marrëdhënieve dhe gjithashtu të dialogut mes dy lojtarëve më përfaqësues të skuadrës, së bashku me Lukakun dhe Hazard, pikërisht De Bryjne dhe portieri Thibo Kurtuoa.

Sipas gazetës spanjolle, portieri i Real Madridit dhe De Brujne, miq fëmijërie dhe bashkëlojtarë në të gjitha kombëtaret e të rinjve, i ndërprenë marrëdhëniet në vitin 2013 për shkak të një femre, më saktë partneres së atëhershme të De Bruyne, Karoline Lijnen.

“Kjo vajzë udhëtoi në Madrid, ku u takua me Kurtuan, në kohën që portieri luante me Atletiko Madridin, duke krijuar një marrëdhënie paralele me të. Pasi u zbulua tradhtia, De Brujne, i tronditur thellë dhe i inatosur, vendosi të ndërpresë miqësinë me Kurtua, një vendim që padyshim kishte pasojat e rastit në aventurat e mëvonshme të përbashkëta me ekipin kombëtar, të gjitha zhgënjyese, nga “Euro 2016” deri në “Euro 2020”, me përjashtim të pjesshëm të vendit të tretë të arritur në Kupën e Botës 2018 në Rusi”, – shkruan “Mundo Deportivo”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button