De Bur: Nuk ka vend për panik, skema 3-5-2 perfekte për ne

" "

Kombëtarja e Holandës nuk shkoi përtej një barazimi 2-2 ndaj Skocisë në miqësoren e parë përgatitore të Kampionatit Europian, teksa për trajnerin Frank De Bur nuk ka vend për shqetësim, pasi pranon se skuadra sapo ka nisur stërvitjen me grupin e plotë.

 

“Nuk ka vend për panik, apo dështim pas kësaj miqësoreje, pasi kishim kryer vetëm një seancë stërvitore dhe në futboll gjërat nuk vijnë rastësisht. Kam parë disa momente të bukura, por ishin shumë pak. Sigurisht që kemi shumë për të përmirësuar dhe do ta bëjmë para se të startojë Europiani”, u shpreh trajneri i Holandës.

 

Ndryshe nga sa ka ndodhur në të shkuarën, “tulipanët” do të garojnë në Europian me skemën 3-5-2, teksa trajneri De Bur zbulon edhe arsyet që e kanë shtyrë të fokusohet te ky rreshtim i ri për Holandën.

 

“Doja të shoh skuadrën të luajë me skemën 3-5-2, pasi mendoh se është rreshtimi më i mirë i mundshëm duke parë organikën që kemi në dispozicion. Nëse shohim cilësitë individuale më duket një sistem i shkëlqyer, pasi Veghorst e Depaj mund të shprehen më mirë, ashtu si Dumfries e mesfushorët e tjerë. Edhe Vajnald mund të avancojë shumë, pa na bërë dëm mbrapa, por mos harrojmë edhe De Vrij, që luan shumë mirë me këtë skemë”, deklaroi De Bur.

LEXO EDHE:

Back to top button