De Croo: Belgjika do t’i nënshtrohet një izolimi më të ashpër

Belgjika, vendi ku koronavirusi po qarkullon më shumë, ka vendosur për një izolim më të ashpër, njoftoi sot kryeministri belg Alexander De Croo, duke iu referuar masave të mundësisë së fundit, në përpjekje për të ngadalësuar pandeminë.

Të gjithë dyqanet jothelbësore do të duhet të mbyllen. Klientët mund të porosisin në internet për të marrë artikujt e tyre.

Punonjësit me profesione në kontakt të ngushtë me klientët, siç janë parukierët, do të duhet t’i ndërpresin plotësisht aktivitetet e tyre.

Gjithashtu, do të kufizohen ashpër edhe kontaktet shoqërore: lejohet vetëm një vizitë për shtëpi në javë, me përjashtim të personave që jetojnë vetëm.

LEXO EDHE:

Back to top button