Iseni: Odat ekonomike të konsultohen në rast të kufizimeve të reja

Është koha që Odat Ekonomike të përfshihen në përcaktimin e masave të reja të mundshme kufizuese, për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit, tha për Alsat në emisionin e sotëm në “360 Gradë”, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Drilon Iseni.

“Në këtë fazë, qeveria është këshilluar me ne, për masat ekonomike për mbështetje të biznesit… jo të gjitha kërkesat tona pranohen nga qeveria, por për sa i përket kufizimeve, ne nuk jemi këshilluar nga institucionet kompetente”, tha Iseni.

“Në një situatë të pasigurisë së vazhdueshme – çfarë do të ndodhë në të ardhmen, ajo reflekton në disponimin e bizneseve në drejtim të zbatimit të planeve të tyre të investimeve, që kanë kontributin e tyre në të ardhurat e shtetit dhe produktin e brendshëm bruto,” shtoi Iseni.

LEXO EDHE:

Back to top button