De Ligt: Do të ndalim Halaandit ashtu siç e bëmë me yjet e PSZH-së

" "

Sot në mbrëmje do të luhet çerekfinalja e Ligës së Kampionëve mes Mançester Sitit dhe Bajern Munihut, e konsideruar si një finale e parakohshme. Mbrojtësi i bavarezëve, Matijs de Ligt, duke folur për këtë sfidë, është përqendruar te përballja me sulmuesin e Sitit, Erling Haaland.

 

“Është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe është në formë të shkëlqyer. Të gjithë e dinë se çfarë është i aftë të bëjë. Gjithsesi, të gjithë do të përqendrohen në detyrat e tyre dhe të shohim se si do ta ndalojmë së bashku, si ekip”, tha De Ligt.

 

“Haaland është një sulmues i madh, por pa pasimet e shokëve të skuadrës do të jetë e vështirë edhe për të për të shënuar. Dhe, për ta realizuar këtë gjë, duhet një lojë e mirë nga ana e skuadrës tonë. Unë ndihem komod si në mbrojtjen me 3 lojtarë ashtu dhe atë me 4”, tha mbrojtësi holandez i Bajernit.

 

“Man. Siti është një nga skuadrat më të mira në botë, kanë një trajner të madh dhe luajnë çdo vit në Ligën e Kampionëve. Gjithashtu edhe ne jemi një ekip i madh dhe sot do të jetë një ndeshje e madhe. Mendoj se do të arrijmë ta ndalim atë dhe Haaland, ashtu sikurse bëmë me PSZH dhe sulmuesit e saj”.

LEXO EDHE:

Back to top button