De Ligt: Gjërat e shkruara nuk kanë qenë gjithmonë të vërteta

Ndeshja e parë e 1/8 finale të Ligës së Kampionëve mes PSZH dhe Bajern Munihut u fitua 1-0 nga bavarezët, të cilët arritën ta pushtonin Parisin falë golit të Komanit në pjesën e dytë, me “bashkëpunimin” e Xhixhi Donaruma-s. Për skuadrën e Nagelsmann-it ky ishte një avantazh minimal në funksion të ndeshjes së kthimit, në kërkim të një kualifikimi të ri për në çerekfinale.

Te bavarezët, De Ligt luajti në mbrojtje që nga minuta e parë, duke arritur të kufizojë sulmuesit e PSZH-së. Mesi dhe Nejmar e filluan si titullarë, ndërsa Mbapé, më i rrezikshmi i treshes, mori përsipër diçka në pjesën e dytë duke arritur ta mposhtë Zomerin, përpara se goli t’i anulohej për pozicion jashtë loje milimetrik.

“Ndihem shumë mirë fizikisht dhe taktikisht, kjo ndeshje e nivelit mjaft të lartë ishte shumë domethënëse për mua. Unë ende e ndjek Juven, është një klub i madh, gjërat e shkruara nuk kanë qenë gjithmonë të vërteta. Unë i kuptoj tifozët kur lexojnë diçka të tillë. Kurrë nuk i kam thënë disa gjëra, kam shumë dashuri për Juven dhe për tifozët bardhezinj, edhe tani. Jam i lumtur që po fitojnë kaq shumë ndeshje, shpresoj që të bëjnë mirë në Serie A dhe në Liga Europa”, tha për ‘Sky’, si pjesë e mbrojtjes treshe të Bajernit.

Duke përjashtuar disa ndeshje jashtë për shkak të dëmtimit dhe si zëvendësues, De Ligt deri më tani ka përfaqësuar një nga lojtarët shumë të rregullt të Nagelsmanit. Pasi u mësua me kampionatin e ri, holandezi nuk u dorëzua kurrë.

LEXO EDHE:

Back to top button