De Ligt paralajmëron Bajernin për forcën e Interit

Skuadra e Interit është shortuar në grupin H me Bajern Munihun, Barcelonën dhe Viktoria Plzen.

Ditën e mërkurë Interi do të presë Bajern Munihun, në sfidën e parë të Ligës së Kampionëve,  në një përballje që do të jetë e luftuar mes dy ekipeve. Për këtë sfidë ka folur Matijs de Ligt, me mbrojtësin që ka paralajmëruar skuadrën e tij duke theksuar se “zikaltrit” janë një kundërshtarë shumë i fortë fizikisht.

“Do të jetë një kundërshtar i vështirë. Ata kanë një ekip me shumë përvojë dhe lojtarë fizikisht shumë të fortë. Gjithmonë luajnë në të njëjtën mënyrë, në një sistem të provuar 3-5-2”, ka deklaruar ish-lojtari i Juventusit për kanalet zyrtare të skuadrës bavareze. /abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button