De Paul: Mesi është kapiteni ynë, ekipi e mbështet fortë

Skuadra kombëtare e Argjentinës ka marrë mbrëmë biletën për të kaluar në fazën tjetër të grupeve, duke mposhtur Poloninë me rezultat 0:2.

Në këtë ndeshje, Lionel Mesi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, por skuadra gjeti forcë të kthehej dhe të shënonte dy të tjera. Pas ndeshjes, Rodrigo De Paul tha disa fjalë, për t’i dhënë mbështetjen e skuadrës kapitenit legjendar, Mesi.

“Messi është kapiteni ynë, ai që drejton anijen. Kundër Meksikës, ai hapi ndeshjen, kurse sot, kur dështoi, ne i treguam se jemi prapa tij për ta mbështetur atë”, tha mes tjerash De Paul.

Argjentina do të luajë ndeshjen e radhës në 1/16-ën e finales, kundër Australisë.

LEXO EDHE:

Back to top button