De Poll: Nata më e mrë në karrierën time
Rodrigo De Poll ka komentuar kalimin e Atletiko Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ai theksoi se kjo ishte njëra nga mbrëmjet më të mira gjatë gjithë karrierës së tij, pas fitores me rezultat minimal 1-0 ndaj Man. Junajtedit në “Old Trafford”.
“A ishte një nga netët më të mira të karrierës sime pas fitores së Kupës së Amerikës? Po, mund të jetë. Tani sapo kemi mbaruar dhe më duhet të ngadalësoj pak, por sigurisht që është një nga netët më të mira. Atletiko Madridi është kështu. Ne donim t’u jepnim një gëzim tifozëve tanë, për ata që kanë ardhur deri këtu dhe ata që kanë mbetur në Madrid. Kjo është një gjë spektakolare. Falënderoj futbollin italian, atje u bëra lojtari që jam sot. Dhe në këtë ndeshje duhet të vendosni gjithçka që keni në dispozicion, përvojën në kombëtare dhe më pas më pëlqejnë këto lloj ndeshjesh. Më pëlqejnë ndeshjet e tilla”, tha argjentinasi në “Sky Sport”.







