De Zerbi: Na duhen përforcime për garat në Evropë dhe Angli

Roberto De Zerbi, trajneri i Brajtonit, paralajmëroi klubin se skuadra duhet përforcuar për sezonin e ardhshëm. Duke folur për mediet pas humbjes 2-1 ndaj Aston Villas, tekniku italian u shpreh se me skuadrën që ka në dispozicion nuk janë në gjendje që të marrin rezultate pozitive në kampionat dhe në Europë.

“Ne nuk jemi gati të luajmë tre ndeshje në javë. Do të duhet punë në merkato, do të duhet të ndërtojmë një ekip më të fortë, me më shumë lojtarë. Rezultati i arritur këtë vit ka qenë i pabesueshëm dhe ëndrra jonë është të vazhdojmë të rritemi.

 

Sezoni ka mbaruar dhe për mua është një lajm i keq, pa futboll është e vështirë. Tani do të kthehem në Itali për një kohë, por gjithmonë duke menduar se si ta përmirësoj skuadrën. Ky sezon ka qenë fantastik, ne duhet të përpiqemi të përsërisim veten,” tha mes tjerash De Zerbi.

LEXO EDHE:

Back to top button