Debat publik për Këshillin e RTVM-së, kandidaturën dhe biografinë e tyre e prezantuan 24 kandidatë

Debat publik për Këshillin e RTVM-së, kandidaturën dhe biografinë e tyre e prezantuan 24 kandidatë

Në komisionin kuvendor për zgjedhje dhe emërime u mbajt debat publik për kandidatët të cilët përmbushin kushtet për të qenë anëtarë në këshillin programor të Radio Televizionit të Maqedonisë. Kandidaturën dhe biografinë e tyre e prezantuan gjithsej 24 kandidatë. Mes kandidatëve që aplikuan në këshillin programor, u gjetën gazetarë të diplomuar, politologë, aktorë, muzikantë, producentë por edhe elektro- inxhinierë. Kandidatët paraqitën synimet dhe qëllimet e tyre për ndryshime në RTVM. Disa nga kandidatët theksuan nevojën për më tepër hapësirë për emisione kulturore e edukative. Paraprakisht, 13 kandidatë të tjerë u refuzuan për shkak mos plotësimit të dokumentacionit. Në seancën e fundit për zgjedhje dhe emërime, kishte vërejtje nga deputetët që mos t’u jepet hapësirë kandidatëve të cilët synojnë mandatin e tretë me radhë, për shkak se këtë nuk e lejon ligji për shërbime audio dhe audiovizuale ndërsa të tillë kishte katër kandidatë. MandatI i anëtarëve i këshillit programor zgjatë pesë vjet. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button