Dogana / 410 raste të sekuestrimeve në vitin e kaluar, 143 vetëm në tre mujorin e parë të këtij viti

Dogana / 410 raste të sekuestrimeve në vitin e kaluar, 143 vetëm në tre mujorin e parë të këtij viti

Drejtoria e Doganave ka evidentuar 410 raste të sekuestrimeve në vitin e kaluar dhe 143 vetëm në tre mujorin e parë të këtij viti. Bëhet fjalë për lëndë narkotike, stoli të arit, argjendit dhe gjësende të tjera. Numri një i këtij institucioni, Boban Nikollovski thotë se kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë edhe më tej. Ai tha se në 5 muajt e fundit në prokurori kanë dorëzuar 102 kallëzime penale, prej të cilave, 13 janë ndaj punonjësve të doganave.

“U konfiskuan rreth 200 kilogramë marihuanë, stoli unike e arit me peshë 1,7 kilogramë ose vlerë prej më shumë se gjysmë milioni euro. Rreth 600 kilogramë steroidë anabolikë dhe e fundit, para disa ditësh, 6,5 kilogram argjend në pikën kufitare “Bogorodicë”… 02:06 Vitin e kaluar të hyrat e mbledhura arritën 125 miliardë denarë ose pothuajse 7,5 miliardë denarë më shumë se vitin 2023. Tendenca e rritjes së të hyrave vazhdon edhe këtë vit, ku në tremujorin e parë, është realizuar pagesë prej pothuajse 30 miliardë denarë, ose 480 milion euro”, deklaroi Boban Nikollovski, Drejtoria e Doganave. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button