Debati për ministrat e rinj nga radhët e ASH-së, drejt shterjes

Debati për ministrat e rinj nga radhët e ASH-së, drejt shterjes

Gazetar: Adrian Kerimi

Kuvendi drejt shterimit të debatit mbi propozimet për ministrat e rinj. Në pikën për emërimet e reja kanë mbetur edhe pak deputet për të ushtruar të drejtën e fjalës. Para mesnatës, pritet që shumica parlamentare të zgjedh anëtarët e ri të Qeverisë: Krenar Llogën për ministër të Drejtësisë, Fatmir Mexhitin për ministër të Shëndetësisë, Azir Aliun për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Kaja Shukovan për ministre të Ekologjisë. Debati edhe në pikën për emërimet kishte të njëjtat arsye të opozitës si ato në pikat për shkarkime. Opozita maqedonase sot përsëri i kujtoi Aleancës për Shqiptarët deklaratat publike kundër BDI-së.

“Juve thoshit se Ali Ahmeti është politikan i harxhuar i shekullit XX. Dhe tani Ali Ahmeti u bë magjistar. Atëherë nuk ishte evropian, ndërsa tani kur do të bashkëpunoni me të ai u bë evropian. Tani kur ju jep pozita të ministrave dhe pozita të drejtorëve kjo qenka evropiane. Apo ndoshta shtëpia e kryetarit tuaj Taravari është evropiane. Vetëm emri ku ndodhet shtëpia te “Rruga e Brukselit” është evropiane, asgjë tjetër”, tha Zoran Kocevski, VMRO-DPMNE.
Nga Aleanca për Shqiptarët i kërkuan VMRO-DPMNE-së që të mos humbasin kohë me shtëpinë Taravarit por të detektojnë pasurinë e kryetarit të tyre.

“Gjithë javës mediat po raportojnë për pasurinë e kryetarit tuaj në Shkup, në Ohër në Mal të Zi dhe sot e kësaj ditë asgjë nuk ka përgënjeshtruar Mickoski. Shtëpia e Taravarit është aty ku është dhe le të urdhëron Prokuroria dhe ta vërteton si e ka blerë dhe sa e ka blerë”, u shpreh Elmi Aziri, ASH.

Pas emërimit të ministrave, Kuvendi do të debaton për shkarkimin e zëvendësministrit të Mbrojtjes, Bashkim Hasani dhe zëvendësministrit të Arsimit, Lulzim Aliu. Në Mbrojtje Aleanca për Shqiptarët për zëvendës ka propozuar Tiron Jahjagën, ndërsa në Bujqësi ka propozuar Vjollcë Berishën. BDI për zëvendësministër të Arsimit ka propozuar Agim Nuhiun. Me hyrjen e ASH-së në Qeveri shumica parlamentare do të numëron 65 deputetë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button