Debati për veriun, kreu i PDK-së i reagon ashpër Kurtit

Debati për veriun, kreu i PDK-së i reagon ashpër Kurtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka reaguar ashpër kryeministrit, Albin Kurti pas fjalës së tij në Kuvend.

Krasniqi e ka akuzuar Kurti se e ka mbyllurr kryetarin e Leposaviqit, Lulëzim Hetemin në komunë, për më tepër ka ironizuar duke thënë se nuk e di a ka për të ngrënë.

“E ke mshel një kryetar atje si Oso Kukën i shkreti sdi a po ka me hangër se ska mujt as me u la që 4-5 ditë me kënd është duke të punu ai. Pse spo e qon Erden Atiqin e LVV në Komunë por e ke qu në ndërtesën dytësore qashtu qysh janë edhe Izmir Zeqiri edhe Ilir Peci“, ka thënë ai.

Krasniqi – Kurtit: Vallai s’të lejojmë me rreziku raportin me SHBA-në

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës, për mënyrën se si e menaxhoi krizën në veri.

Me një fjalim në seancën e jashtëzakonshme, të thirrur për të folur rreth zhvillimeve në veri dhe përkeqësimit të raporteve të Qeverisë së Kosovës me Qeverinë amerikane.

Ai përmendi përjashtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga stërvitjet e përbashkëta me NATO-n dhe i tha Kurtit se për shkakun e tij, ushtarët kosovarë i larguan nga këto ushtrime të rëndësishme për të.

“Ti çka ke arrit është ndëshkimin e Kosovës prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Jo tëndin. Tek e fundit me qenë përgjegjësia veç e jotja personale, punë e madhe. Por, Kosovën je duke e përfaqësu”, ka thënë Krasniqi.

“E kanë përjashtu ushtrinë prej stërvitjeve më të rëndësishme të NATO-s dhe të Amerikës, ‘Defender Europe 2023’”, ka thënë tutje ai.

Kreu i PDK-së i ka përmendur edhe ndëshkimet e tjera, që i ka deklaruar ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, të martën për Kosovën.

“Del Qeveria amerikane konkretisht të thotë se nuk të ndihmojmë më për njohje, për integrim evropian. T’i kanë anulu krejt vizitat zyrtare në Amerikë, për herë të dytë”, ka thënë kryetari i PDK-së.

Krasniqi i tha Kryeministrit se nuk do ta lejojnë t’i dëmtojë raportet më tutje me SHBA-në dhe e ka krahasuar qasjen e tij karshi Amerikës, me qasjen e diktatorëve nëpër botë.

LEXO EDHE:

Back to top button