‘Dëgjo këtë faqe’: Google tani ofron një opsion për të lexuar faqet e internetit me zë të lartë në motorin e tij të kërkimit

'Dëgjo këtë faqe': Google tani ofron një opsion për të lexuar faqet e internetit me zë të lartë në motorin e tij të kërkimit

Google po prezanton një opsion të ri të quajtur “Dëgjo këtë faqe” që mund t’ju lexojë faqet e internetit me zë të lartë nga shfletuesi Android Chrome.

Funksioni vjen me kontrolle riprodhimi të ngjashme me ato që do të gjeni në sistemet muzikore ose “podcast player”, duke ju lejuar të ndaloni, të ndryshoni shpejtësinë e leximit, të shpejtoni përpara ose prapa në 10 sekonda.

 

Ju gjithashtu mund të ndryshoni zërin e përdorur si dhe gjuhën. Ky funksion mbështet disa gjuhë, duke përfshirë anglisht, frëngjisht, gjermanisht, arabisht, hindisht dhe spanjisht. Për të parë nëse e keni këtë opsion, shkoni te një faqe me shumë tekst, më pas prekni menunë me tre pika dhe “Dëgjo këtë faqe”, e cila duhet të shfaqet pikërisht poshtë opsionit “Përkthe”.

 

Ju gjithashtu mund t’i kërkoni Asistentit të Google që t’ju lexojë me zë faqet e internetit dhe madje t’ju përkthejë në gjuhë të tjera ndërkohë që vepron kështu. Por zgjedhja e këtij opsioni ju çon nga Chrome në aplikacionin Google, ndërsa opsioni i ri ju mban në shfletuesin tuaj.

 

 

Google gjithashtu ka testuar funksionin për Chrome në PC. Safari për iPhone ka një veçori të ngjashme të quajtur Listen Page që ju lexon faqet e internetit me zërin e Siri-t, me kontrolle të ngjashme me ato të Google.

LEXO EDHE:

Back to top button