Dejvis arrin marrëveshjen personale me Real Madridin

Gazetari i njohur gjerman i merkatos, Florian Plettenberg, ka njoftuar se Real Madrid po punon për një tjetër transferim të madh. Pas marrëveshjes për Kilian Mbape, klubi spanjoll është afër të përfundojë transferimin e mbrojtësit të majtë të Bajern Munihu, Alfono Dejvis.
Siç ka bërë të ditur Plettenberg, tashmë janë rënë dakord për kushtet personale të kontratës së Dejvies me Real Madrid dhe nuk pritet që Bajern të bëjë rezistencë.
Shifra e operacionit pritet të jetë maksimalisht 50 milionë euro, pasi Dejvis po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij. Më parë, anësori kanadez ka refuzuar rinovimin e kontratës me bavarezët.