Deklaratat e Zaevit, nga LSDM-ja thonë se janë të unifikuar

Ministra e anëtarë të komitetit qendror të LSDM-së në mbështetje të Zoran Zaevit. Partia është e unifikuar ndërsa Qeveria është stabile, tha sekretari i përgjithshëm i partisë së Zaevit Lupço Nikollovski. Ai tha se qëndrimet e Zaevit janë të sinkronizuara të partisë dhe Qeverisë.

https://www.youtube.com/watch?v=RcLPvPOFMYA&feature=youtu.be

Ata janë qëndrime edhe të Qeverisë edhe të LSDM-së. Qytetarët zgjodhën ardhmëri evropiane, nevojitet liderizëm për mbrojtjen e të gjitha vetive tona për gjuhën maqedonase, për identitetin maqedonas. Këtë për herë të parë e fituam pas një kohe të gjatë. Për herë të parë sjellim hapa dhe vendime të guximshme për njohjen e gjuhës sonë. Vendime të guximshme me të cilat shteti u bë anëtare e NATO-s dhe shkojmë në këtë rrugë evropiane”-tha Lupço Nikollovski, Sekretar i përgjithshëm i partisë.

Oliver Spasovski nuk komentoi qëndrimet e ish kryetarit të LSDM-së Cërvenkovski. Tha se Qeveria dhe Zaev bëjnë gjithçka që vendi të ecë në rrugën evropiane, ndërsa shtoi se faktet historike janë të pandryshueshme

Vetëm përmes respektimit të dallimeve në mes nesh, dhe luftën e përbashkët që e kemi kundër gjuhës së urrejtjes dhe jo tolerancës edhe tek ne edhe tek shoqëria bullgare, mund të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore, mund të ndërtojmë marrëdhënie fqinjësore, të ndërtojmë ardhmëri të përbashkët dhe nga ky aspekt gjithkush nga shtetet mund të ruaj dinjitetin e vet”-pohoi Oliver Spasovski, LSDM.

Me tone më të buta se dje, kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, sqaron se reagimet e anëtarëve të partisë janë mendime ndryshe duke nënvizuar se LSDM është parti demokratike. Si anëtar i kryesisë qendrore ndan mendimin se euro integrimet e vendit nuk duhet të kushtëzohen me shtrembërimin e fakteve historike.

Unë mendoj se LSDM në pajtueshmëri të statutit dhe si parti është dëshmuar se është parti demokratike  cila qëndrimit e saj i ndërton në suaza të organeve dhe trupave partiak dhe nëse kemi çështje dhe momente të këtilla qëndrimi gjithsesi se do të ndërtohet brenda në parti tek organet dhe trupat relevant të partisë”-deklaroi Maksim Dimitrijevski, Kryetar i Kumanovës, (Kryesia Qendrore).

Pas reagimit të ish kreut të Socialdemokrëve Cërvenkovski, në mbrojtje të kreut aktual të partisë dolën edhe ministrat Venko Filipçe e Radmilla Shekerinska.

 

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button