Dekriminalizim ose legalizim i marijuhanës në Maqedoni?

“Absolutisht, unë personalisht e mbështes. Vlerësoj se duhet të diskutohet, duhet rreptësishtë të rregullohet. Megjithatë personalisht e mbështes këtë proces.”

Ky është mendimi i ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe rreth përdorimit të marijuhanës për përdorim personal, temë e cila u diskutua në emisionin “360 gradë” në Alsat. Filipçe tha se do të hapet një debat më i gjerën ë të cilin do të dëgjohen edhe idetë e organizatave joqeveritare dhe shoqatave të pacientëve. Debati do të intensifikohet gjatë vitit të ardhshëm.

Në këtë moment, Ligji parashikon përshkrimin e kanabisit për përdorim mjekësor sipas përqendrimit të THC-së. Vitin e kaluar ne paraqitëm amendamente në Parlament të Ligjit aktual mbi lëndër narkotike, për fat të keq ai ndryshim nuk është miratuar ende. Ai ka të bëjë me eksportin e luleve të kanabisit në mënyrë që të mund të eksportohet.”-tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Për disa nga OJQ-të, përdorimi i marijuhanës duhet të dekriminalizohet për përdorim personal dhe të legalizohet për t’u definuar ligjërisht kultivimi dhe shitja. Sipas tyre, Kodi penal për momentin nuk ndëshkon perdorimin personal të marijuhanës por kjo është një praktikë e krijuar ndër vite mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prokurorisë dhe Gjykatave.

Dekriminalizim i kanabisit duhet të bëhej që dje. Është e vërtetë se është krijuar një praktikë e fuqishme sepse ligji aspak nuk penalizon. Në shtëpinë tuaj nëse përdorni kanabis kjo nuk është shkelje. Shkelje është nëse këtë e bëni në hapësirë publike dhe nëse prishni rendin dhe qetësinë.”-tha Janaki Mitrovski, avokat, themelues i shoqatës për kanabis dhe politika të gjelbërta “Bilka”.

Jemi kundër që njerëzit të përgjigjen penalisht për kultivimin ose posedimin e një sasie më të vogël për përdorim personal. Praktikat e mira në botë tregojnë se legalizimi për qëllime mjekësore shkon paralelisht me legalizimin e përgjithshëm për qëllime rekreative dhe vetëm kështu mund të ketë ndikim mbi përmirësimin e shëndetit publik.”-pohoi Natasha boshkova, avokat dhe këshilltar juridike, “Margjina” dhe “HOPS”.

OJQ-të kërkojnë edhe rishikim të ligjit që lejon përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore; pacientëve t’u mundësohet përdorim preparatesh më cilësore dhe të shumëllojshme, të shtohet lista se për çfarë mund të përdoret kanabisi si trajtim dhe të jepet mundësi që këtë të mund ta bëjnë edhe mjekët privat, përveç atyre publik.

Që nga legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore dhe deri tani Ministria e Shëndetësisë ka ndarë rreth 60 licenca për kompanitë.

Fatlume Dervishi

https://youtu.be/ahtfH2q6lNs

LEXO EDHE:

Back to top button