Del në ankand kitara e Harrison nga “The Beatles”

Del në ankand kitara e Harrison nga “The Beatles”

Kitara elektrike, futuriste e Xhorxh Harrison, pritet të shitet në ankand rreth 800 mijë dollarë. Xhorxh Harrison nga Beatles, luajti me këtë kitarë më shumë se 324 herë. Në vitin 1964, Harrison e dhuroi kitarën futuriste për një revistë rok si një çmim konkurrimi, por ajo mbeti me redaktorin e botimit kur fituesi zgjodhi një çmim me para në dorë, në vend që të zotëronte një pjesë të historisë së rok end roll. Kitara do të shfaqet në The Beatles Story në Liverpool për dy javët e ardhshme përpara se të shfaqet në muze të tjera në të gjithë Evropën. Ankandi do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rreth datave 20-22 nëntor, njoftoi shtëpia e ankandeve Xhulien. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button