Del nga shtrati lumi Erzen, në Durrës, uji hyn në 20 shtëpi, 300 hektarë tokë bujqësore nën ujë

Del nga shtrati lumi Erzen, në Durrës, uji hyn në 20 shtëpi, 300 hektarë tokë bujqësore nën ujë

Afërsisht 300 hektarë tokë bujqësore në Sukth të Durrësit janë përmbytur si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit.

Ndërkohë 20 shtëpi ndodhen nën pushtetin e ujit. Uji ka depërtuar brenda tyre duket i detyruar familjarët të strehohen tek të afërmit apo fqinjët e tyre. E në pritje të tërheqjes së ujërave nga banesat, ata do të përballen me pasojat e përmbytjeve që ndodhin sa herë bie shi.

Nga vëzhgimet në terren rezulton se një pjesë e mirë e kanaleve kulluese është e mbushur me mbetje urbane, ndaj kërkohet ndërhyrje për pastrimin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të tyre.

Ura e Shën premtes që lidh Sukthin me Katundin e Ri. E gjitha ndodhet nën ujë dhe është e pakalueshme për automjetet dhe këmbësorët. Ndërkaq reshjet e shiut kanë nisur sërish./tch/

LEXO EDHE:

Back to top button