Del Pierro: Inter-Juve, më shumë se një derbi

Në prononcimin e fundit të Alesandro del Piero-s për “La Stampa” në prag të derbit të Italisë, ish futbollisti i Juventusit, beson se kjo përballje ka rivalitet të madhe në historikun e futbollit Italian.

“Inter-Juventus nuk do të jetë kurrë një ndeshje si të tjerat sepse është një rivalitet që i ka rrënjët në historinë e futbollit Italian. Në rast të një fitoreje të zikaltërve, besoj se kjo ndeshje mund të ketë një domethënie të madhe për të ardhmen e kampionatit. Nuk e prisja që Pirlo të bëhej trajner kaq shpejt, por e dija se donte të ndiqte këtë rrugë. Më duket se skuadra e ndjek në mënyrën e duhur. Si do të mbarojë ndeshja? Shpresoj me shumë gola, por nuk them si mbaron sepse po gabova, Bergomi do të tallet me mua,” tha mes tjerash Del Pierro.

LEXO EDHE:

Back to top button