Del Potro, me lot në sy zyrtarizon pensionin

Një nga tenistët më të mirë në botë, Huan Martin del Potro, mbrëmë zhvilloi ndeshjen e fundit në karrierë e tij. Në sfidën e fundit në terrenet e sportit të tenisit pësoi disfatë nga Del Bonis me rezultat 0-2 në sete ose 1-6, 3- 6, në turneun në Buenos Aires. Në tri vitet e fundit, ai pothuajse nuk luajti për shkak të një numri të madh të lëndimeve të rënda që i ndodhën. Mirëpo Del Potro, nuk donte që karrierën e tij në tenis të përfundojë në një konferencë shtypi, por në fushë.

 

 

 

“Bëra maksimumin deri në minutën e fundit. Jam i lumtur që ndeshjen e fundit e luajta në fushë, jo në një konferencë shtypi. Ndoshta nuk do ta shohim më kurrë njëri-tjetrin. Ky është fundi i karrierës sime”, tha mestjerash Del Potro.

 

Shiritin, e cila ishte pjesa e veshjes së tij, e vendosi në rrjetë, pas humbjes nga Del Bonis, duke zyrtarizuar fundin e karrierës aktive.

LEXO EDHE:

Back to top button