Kovaçevski: Bisedimet me palën bullgare vazhdojnë më 11 dhe 12 shkurt

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, njoftoi sot se mbrëmë ka realizuar një bisedë telefonike me homologun e tij bullgar Kirill Petkov, të cilin e ka njoftuar rreth dy incidenteve që kanë ndodhur në vendin tonë, njëri që ndërlidhet me kurorat mbi varrin e Goce Dellçevit dhe tjetri me thyerjen e një xhami në Manastir.

“Mbrëmë kisha bisedë telefonike më kryeministrin Petkovin, dëshironte të informohej për dy incidente që kanë ndodhur tek ne, njëra që kishte me prishjen e kurorave tek varri i Goce Dellçevit, me çrrastë e informova se Ministria për Punë të Brendshme po kryen të gjitha procedurat hetimore dhe incidenti tjetër një që kishte të bëj me thyerjen e xhamave në Manastir, ku sipas njoftimit të MPB-së nuk bëhet fjalë për incident politik, por se bëhet fjalë për incident të motivuar për shkaqe private”, tha Kovaçevski.

Ndërkohë sa u përket çështjeve të hapura politike, Kovaçevski tha se ministritë për punë të jashtme të të dyja vendeve janë të angazhuara për të vazhduar negociatat.
“Ministritë e Punëve të Jashtëm janë angazhuar për këto takime, ata më 11 dhe 12 do të kenë takime, do të bisedojnë dhe punojnë rreth çështjeve të hapura dhe në rast se arrihen marrëveshje të pranueshme nga të dyja palët, atëherë ministri i jashtëm do të informoj opinionin ngjashëm sikurse që informoi në Komisionin për politikë të jashtme”, tha Kovaçevski.

LEXO EDHE:

Back to top button