AAK thërret seancë të jashtëzakonshme pas vendimit për shtrenjtim të rrymës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thirrur sot debat parlamentar, rreth vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka thënë se debati është kërkuar për sot, në ora 10:50.

“Sot, në mëngjes kam dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për një debat parlamentar, lidhur me vendimin politik të ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ky debat është kërkuar nga 40 deputetë të tri partive opozitare, me të vetmin qëllim, ndalimin e tarifave të reja, që për synim kanë ngritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike”, ka shkruar ai në Facebook.

LEXO EDHE:

Back to top button