Demant Ml-Gari “MAYA”

Demant Ml-Gari “MAYA”

Kompania ML-Gari DOOEL, pronare e fabrikës për ujë Maya, ditëve të fundit është në shënjestër të sulmeve të ashpra dhe të pabaza të gazetarëve të televizionit “Alsat”, të cilët duke publikuar ТV reportazhe me informacione të pasakta, spekulime dhe insinuata për veprime të paligjshme, dëmtojnë imazhin e kompanisë dhe markës Maya dhe shkaktojnë dëme të mëdha materiale dhe jomateriale.
Marka MAYA është prezente në tregun maqedonas që nga viti 2016, në fshatin Gari ndërtuam fabrikën më moderne të paketimit të ujit, ku janë të punësuar rreth tridhjetë persona nga popullsia vendase. Në hapjen zyrtare të fabrikës, e cila është investimi më i madh në rajonin e Dibrës etj. ishin të ftuar dhe morën pjesë njëqind të ftuar nga jeta politike dhe përfaqësues të pothuajse të gjitha partive politike, biznesmenë, njerëz të jetës kulturore, përfaqësues të ambasadave të huaja, përfaqësues fetar, përfaqësues të komuniteteve vendase etj. Ne fuqimisht mohojmë se pas këtij investimi qëndron një parti politike, politikanë konkret apo shtetas të huaj, kapitali dhe pasuritë e të cilëve janë objekt i hetimeve ndërkombëtare. Investimi në fabrikën Maya është tërësisht privat, pjesa më e madhe është siguruar me kredi nga jashtë e cila në momentin e dhënë kishte ofertën më të pranueshme tregtare.
Të gjitha mjetet nga kredia janë paguar përmes bankave komerciale nga Bashkimi Evropian, me procedura standarde të verifikimit dhe kontrollit gjatë transfertave të parave. As institucionet financiare të BE-së dhe as institucionet bankare vendase kurrë nuk alarmuan për transaksione të dyshimta apo të paligjshme, gjë që me siguri do ta kishin bërë nëse do të kishte pasur treguesin më të vogël për këtë. Mjetet nga kjo kredi u përdorën për ndërtimin e një fabrike moderne që mori disa çmime vendase dhe ndërkombëtare për arkitekturën, për blerjen e pajisjeve më moderne për mbushjen dhe paketimin e ujit, si dhe repromaterialet më moderne, për të cilat ekziston dokumentacioni më i rregullt i kontabilitetit. Kompania ML-Gari DOOEL punon gjithmonë sipas të gjitha rregulloreve ligjore, duke respektuar në vazhdimësi rregullat dhe procedurat. Dy koncesionet e ujit na janë dhënë nga Qeveria dhe janë nënshkruar nga ministrat resor të ekonomisë, të cilët kanë qenë në atë detyrë gjatë periudhave specifike kur janë dhënë koncesionet. Toka në të cilën është ndërtuar fabrika Maya është blerë me tender publik në një procedurë publike dhe transparente të zhvilluar nga Ministria e transportit dhe lidhjeve.
Duke filluar nga viti 2013 e deri më sot, kompania i është nënshtruar kontrolleve të shumta nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP), Inspektorati Shtetëror i Këmbimit valutor dhe Drejtoria e Policisë Financiare dhe nuk është konstatuar asnjë veprimtari e paligjshme apo parregullsi nga asnjë institucion. Deri më sot, drejtuesit e fabrikës Maya nuk kanë marrë informacion se kompania është objekt i ndonjë lloj hetimi nga Drejtoria e Policisë Financiare apo Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar. Edhe nëse ka një procedurë parahetimore, lind pyetja se si, nga kush dhe për çfarë qëllimi ka marrë televizioni Alsat informacion për një hetim financiar, i cili sipas rregulloreve në fuqi duhet të jetë sekret dhe të kryhet jashtë syve të publikut në mënyrë që të jetë isuksesshëm. Faktet e përmendura me kënaqësi do t’i kishim ndarë me televizionin nëse autori i reportazheve do të kishte kërkuar të dëgjonte anën tonë në kohën e duhur dhe brenda një afati të arsyeshëm.
Televizioni “Alsat” në vend të respektimit të normave profesionale gazetareske vijon të publikojë informacione të pasakta, pretendime për përfshirje të kompanisë sonë në transaksione të dyshimta parash, krim të organizuar dhe pastrim parash. Nuk e dimë dhe nuk mund të supozojmë se cili është qëllimi i njoftimeve të tilla të orkestruara të televizionit “Alsat”, me të cilat me vetëdije dëmton nderin dhe imazhin e kompanisë sonë dhe të markës Maya, të cilën e kemi ndërtuar me durim ndër vite. Për shkak të gënjeshtrave dhe spekulimeve të publikuara, kompania jonë dhe marka Maya gjithashtu pësojnë humbje të mëdha materiale, për këtë arsye jemi të detyruar të ngremë padi për fyerje dhe shpifje para gjykatave vendase, si dhe para gjykatave të Bashkimit Evropian, duke pasur parasysh se pronësia është edhe me shtetësi të huaj dhe do të kërkojë drejtësi në gjykatat e vendit të tij. Si edhe më parë, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim me të gjitha institucionet kompetente dhe në çdo kohë jemi të gatshëm të dorëzojmë për inspektim të gjitha dokumentet që konfirmojnë se punojmë në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar në vazhdimësi të gjitha procedurat ligjore.
Në interes të informimit objektiv dhe të saktë, sipas nenit 13 të Ligjit për Përgjegjësinë Civile për fyerje dhe shpifje, kërkojmë që të publikoni këtë demant në tërësi në televizionin tuaj, në të njëjtin termin primar në të cilën u transmetuan reportazhet në fjalë.
Me respekt, ML-Gari ShPK

LEXO EDHE:

Back to top button