Demant nga Klinika Universitare e Hematologjisë

Demant nga Klinika Universitare e Hematologjisë

" "

Klinika Universitare e Hematologjisë i demanton dhe reagon ndaj informacioneve dhe të pa vërtetave të cilat sot ishin të transmetuara në edicionin informativ të Televizionit ALSAT M. Absolutisht e pa vërtetët është se në Klinikën e Hematologjisë nuk ka termine të lira, publiku nga ana e ALSAT M është sjellur në konfuzion sepse derisa transmetoheshte informacioni, i njëjti ishte i transmetuar me video inçizim nga institucion tjetër, ndërsa pacientët të cilët kishin dhënë deklarata nuk janë pacienta të Klinikës së Hematologjisë.

Klinika Universitare e Hematologjisë informon publikun se ka termine te mjaftueshme dhe e njëjta mund të verifikohet në ueb faqen: mojtermin.mk. Të gjithë pacientët të cilët janë të inçizuar nga ALSAT M dhe japin deklarata, nuk presin rend përpara Klinikës së Hematologjisë por para një institucioni tjetër me të cilin Hematologjia ndan të njëjtin objekt dhe nuk ka asgjë tjetër të përbashkët. Asnjëri nga pacientët të cilët japin deklarata dhe ankohen në mungesë të barnava , nuk janë pacientë të Klinikës. Klinika në kohë siguron barna dhe të gjithë pacintët furnizohen me to nëpërmjet spitalit ditor. Klinika e Hematologjisë është transparente dhe ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me mediat, i motivojmë të gjithë të hulumtojnë dhe të jenë zëri i publikut dhe i qytetarëve, por më e rendësishmë është që të flasin të vërtetën. Ju bëjmë thirrje që në të ardhmen ALSAT M të jenë mirë të informuar cilin institucion dhe cilët pancientë intervistojnë, që të mos haset publiku në hamendje. Klinika e Hematologjisë, kërkon informacioni i pa vërtet i publikuar në lajmet e mediës të tërhiqet, dhe ky demand të jetë i publikuar i plotë. Gjithmon të hapur për bashkëpunim!

LEXO EDHE:

Back to top button