Dembele nuk luan ndaj Atletik Bilbaos, por edhe ndaj Realit ?!

Ousmane Dembele nuk do të jetë gati të ndihmojë ekipin e tij të dielën e ardhshme, në ndeshjen që Barcelona luan kundër Atletik Bilbaos në “San Mamés”. Mjekët nuk i kanë dhënë leje futbollistit që të kthehet në skuadër. Ata janë kategorikë në këtë pikë, duke marrë parasysh historinë e lëndimeve të francezit. Me Dembélénë duhet të jesh shumë i kujdesshëm. Kjo i është thënë edhe futbollistit edhe Çavi Hernandezit.

Të dy menduan se mund të rikthehej në Bilbao, por nuk do të jetë kështu. Ata preferojnë të zgjasin rikuperimin për të mos rrezikuar, andaj është vendosur që të mos luajnë këtë fundjavë.

Futbollistë ka ndjesinë pozitive se mund të kthehet kundër Realit, në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit, në “Camp Nou”, por edhe në këtë rast mjekët dhe stafi nuk duan të rrezikojnë.

LEXO EDHE:

Back to top button