Dembele, shtohet konkurenca për sulmuesin francez

Ousman Dembele nuk do të vazhdojë më karrierën e tij në “Kamp Nou”, pasi sulmuesi do të largohet nga Barcelona, si lojtarë i lirë, ndërsa në drejtim të tij nuk kanë munguar edhe ofertat nga klubet e tjera.
PSZH, Bajern Munih dhe Çellsi, janë vetëm 3 nga skuadrat që kërkojnë me ngulm edhe shërbimet e francezit, por siç duket nuk do ta kenë aspak të lehtë të sigurojnë Dembele, pasi edhe skuadra e Liverpullit është future në këtë garë.
Sipas “Fichajes”, skuadra angleze po përgatit një ofertë të “çmendur” për francezin, ku do t’i ofrojnë një kontratë 4-vjeçare.