Shqipëria, stërvitje pa Kastratin dhe Brojën

Kombëtarja e Shqipërisë, në ditën e katërt të stërvitjes, në stërvitje mungoi Elhan Kastrati, i cili për çështje proceduriale për pasaportën, ka udhëtuar drejt Italisë. Vendin e Kastratit në stërvitje e ka zënë portieri Angelo Tafas, i cili është pjesë e kombëtares U-21, por këto ditë është stërvitur me përfaqësuesen e parë.

Ndërkohë, Xhiakomo Vrioni pritet që t’i bashkohet skuadrës “kuqezi” nga dita e nesërme, pasi që në fundjavë zhvilloi ndeshje me ekipin e Tirollit në kampionatin e Austrisë.

Odise Roshi është stërvitur në mënyrë individuale për shkak të disa probleme fizike, megjithatë gjasat janë që ai të jetë i gatshëm për përballjen me Islandën.  Skuadra do të stërvitet deri më 3 qershor, pasi më pas do të niset për në Island, ku do të luajë ndeshjen e parë, para se përballet me Izraelin në shtëpi dhe miqësoren me Estoninë.

Armando Broja ende nuk është bashkuar në grumbullimin e “kuqezinjve”, ndërsa pritet që t’i bashkohet grupit në ndeshjet ndaj Izraelit dhe Estonisë, pasi thuhet se është i infektuar me Covid-19.

LEXO EDHE:

Back to top button