Dembo Darboe, me Gambia-n në Kupën e Afrikës

Paraqitjet e mira e sulmuesit Dembo Darboe me FC Shkupit, kanë sjellë ftesë nga kombëtarja Gambia-s për eliminatoret e Kupën e Kombëve të Afrikës, kur duhet të përballen me Gabonin. Sulmuesi shtatëlartë, në këtë sezon shënoi 10 gola, ndërsa shtoi edhe nga një gol Ligën Evropa dhe Kupën e Maqedonisë.

Është një ndjenjë e mirë që të përfaqësosh shtetin tënd, pasi që çdo futbollist ëndërron që të përfaqësojë kombin e tij dhe të jep maksimumin për suksese. Do të kisha falënderuar të gjithë bashkë lojtarët e mi, trajnerët dhe stafin për mbështetjen e tyre të madhe, pasi pa ta unë nuk do të arrija që të jem këtu ku jam. Por kur të kthehem, do të vazhdoj të punoj edhe më fortë që të vazhdojmë punën ku e kemi lënë dhe të arrijmë atë që dëshirojmë këtë sezon”, ka thënë Dembo për sitin zyrtar të klubit nga Çairi.

Kujtojmë se Gambia garon në Grupi D, ku bëjnë pjesë edhe Angola, Kongo dhe Gaboni. Në pozitën e parë janë Gambia dhe Gaboni me pikë të barabarta, por gol diferenca ka lënë kombëtaren e Dembos në pozitën e parë.

LEXO EDHE:

Back to top button