Dëme të shumta materiale nga përmbytjet

Dëme të shumta materiale nga përmbytjet

Gazetare: Ajnur Bafqari

Rrugë, oborre, shtëpi, bodrume e objekte të tjera të përmbytura, drunj e shtylla të rrëzuara si dhe dëmtime të tjera të kulmeve e veturave.

Sipas Qendrës për Menaxhim me Krizat, gjatë stuhisë janë prishur disa përçues, janë dëmrtuar shtyllat dhe ka pasur edhe një sërë problemesh të tjera me kabllot elektrikë dhe telefonikë.

Gjurmët e stuhisë vëreheshin edhe sot në disa pjesë të qytetit.

“Stuhia e mbrëmshme la prapa vetes dëme të shumëta materiale dhe një prej tyre është edhe kjo shtyllë e ndriçimit rrugor, që siç mund të shihet nuk është larguar akoma”, raporton gazetarja e Alsat.

Ekipi i Alsat takoi familjen Aliu nga Shkupi. Kryefamiljari po pastronte pusetën pranë shtëpisë së tij, pasi nga stuhia i ishin vërshuar bodrumet e shtëpisë.

“Çfarë do të bëjmë, asgjë, pastrojmë ne. Na ka hy në dy bodrumet me ujë, nga 10-15 centimetra ka hy…. Kanalizimi nuk është dika në rregull, tjetër nuk kam çfarë të them. Nëpër dhoma nuk më ka hyrë Akoma, por në bodrum po… Vetë e pastroj çfarë do të bëjë, dy herë më ndodh kjo. Para dy vitesh herën e parë dhe mbrëmë, edhe breshër ka pasur mjaft”, tha Ilmi Aliu, qytetar.

Ilmiu na tregon se po merr masa për shkak të paralajmërimeve për reshje të reja.

“Këtu kemi ca rroba, këtu edhe këtë e ka kap pak, nuk pat shumë, 15 centimetra, prej në rrugë ka hyrë se kanalizimi nuk është në rregull, edhe prej këtu ka hyrë. Mund ta shihni edhe podrumin tjetër….. Edhe sot do të ketë? Për këtë arsye po pastroj se mos është zërë prej nga ana ime, por nuk e di a është apo jo”, shtoi Ilmi Aliu, qytetar.

“Ja mund ta shohësh, kjo është….00:37 ajo që duhet të bëhet le të bëhet, duhet të pritet që të mos bie”, tha një qytetar.

Nga Qendra për Menaxhim me Krizat u bëjnë thirrje qytetarëve që në rast të situatave të rrezikshme të paraqiten në numrin 112 dhe t’i ndjekin rekomandimet për mbrojtje dhe reagim gjatë rasteve urgjente. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button