Dëmet nga tërmeti, Rama: Së shpejti do të marrë formë një qytezë e re
Alsat
13.08.2020 11:15
26 nëntorin e vitit të shkuar, Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrimtar, i cili solli viktima, të plagosur dhe dëme të shumta materiale.
Ndër vendet më të goditura ishte Thumana, ku gjurmët e lëkundjeve të fuqishme sizmike shihen edhe sot.
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama publikoi një video me punimet që kanë filluar për rindërtimin e Thumanës, ku është shtruar gjithë infrastruktura nëntokësore dhe së shpejti do të marrë formë një qytezë e re.
“MIRËMËNGJES, dhe me Thumanën që po rilind mbi themele të reja, ku pasi është shtruar e gjithë infrastruktura nëntokësore, do të nisë së shpejti të marrë formë një qytezë e re, moderne, me një cilësi krejt të re jete për familjet e goditura keqaz nga fatkeqësia e 26 nëntorit të shkuar, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.
MIRËMËNGJES 😊dhe me Thumanën që po rilind mbi themele të reja, ku pasi është shtruar e gjithë infrastruktura nëntokësore, do të nisë së shpejti të marrë formë një qytezë e re, moderne, me një cilësi krejt të re jete për familjet e goditura keqaz nga fatkeqësia e 26 nëntorit të shkuar, ju uroj një ditë të bukur 🙏
Publiée par Edi Rama sur Mercredi 12 août 2020