Demiral nxjer fanellën e Ronaldos në ankand për të ndihmuar Turqinë

Me gjithë botën në përkrahje të Turqisë dhe vendeve të prekura nga tërmeti katastrofik, mbrojtësi i Atalantës dhe kombëtares së Turqisë, Merih Demiral ka vendosur të nxjerrë në ankand një fanellë të Kristiano Ronaldos e nënshkruar nga vetë “luzitani”.

“Sapo fola me Kristianon. Ai tha se ishte shumë i trishtuar për atë që ndodhi në Turqi. Ne po nxjerrim në ankand një bluzë të nënshkruar nga Ronaldo nga koleksioni im. Të gjitha të ardhurat nga ankandi do të dhurohen dhe përdoren në zonën e tërmetit”, mësohet të ketë njoftuar mbrojtësi i Atalantës dhe Kombëtares së Turqisë.

Ende nuk është bërë me dije se sa do të jetë shifra me të cilën do të nisë ankandi/abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button