“Demokracia është nën sulm”, tha Merkel në ceremoninë e ribashkimit gjerman
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje për një angazhim të vazhdueshëm ndaj demokracisë, në ceremoninë e 31-vjetorit të Ribashkimit të Lindjes dhe Perëndimit.
Në një shërbim të përbashkët me të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët, kancelarja në largim tha “3 tetori i vitit 1990, kujton ribashkimin e vendit tonë në paqe dhe liri”.
Merkel paralajmëroi se ndonjëherë arritjet demokratike trajtoheshin jo me rëndësinë e duhur, ndërsa theksoi se demokracia duhet të mbrohet.
Nuk janë sulmuar vetëm njerëzit për shkak të origjinës ose besimit të tyre. Demokracia është nën sulm,” – u shpreh kancelarja.
Dita e Ribashkimit gjerman u mbajt në Saksoni-Anhalt për herë të dytë që nga viti 2003. Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ishte i pranishëm gjithashtu.
Fatkeqësisht, festivali tradicional tre ditor u anulua përsëri për shkak të pandemisë.








