Dëmshpërblimi prej 30 mln euro, Sportingu dhe Interi sërish në gjyq
Zhoao Mario nuk është më lojtar i Interit prej 5 vitesh, por emri i tij vazhdon të dëgjohet ende në korridoret e zikaltërve për një çështje që i ka rrënjët në vitin 2021. Tre vite më parë, zikaltrit prishën kontratën me mesfushorin portugez, i cili u transferua te Benfika.
Mirëpo, Sportingu i Lisbonës, skuadër nga e cila Interi bleu Zhoao Marion në vitin 2016 ka mbështetur idenë se manovra e bërë ka aktivizuar një klauzolë që ka qenë prezente në kontratën e futbollistit me Interin.
Pra zikaltrit nuk mund ta transferonin Zhoao Marion në një ekip tjetër portugez pa paguar 30 milionë euro. Për këtë motiv ka 3 vite që Sportingu i Lisbonës lufton ditë pas dite në gjykatat sportive për të kërkuar 30 milionë euro. Luzitanët e kanë çuar çështjen në KAS.