Babai i Bojan Krkiçit: Xhoshua Kimih dëshiron të luajë te Barça

Babai i Bojan Krkic (koordinator aktual i zonës së futbollit të Barcelonës), deklaroi në programin “Què t’hi jugues” se mesfushori bavarez dëshiron të jetë pjesë e skuadrës katalonase.

“Xhoshua Kimih dëshiron vërtet të vijë te Barcelona. Trajneri luan një rol të rëndësishëm. Barça i ka të gjithë numrat për të nënshkruar me lojtarë të mirë, të njohur. E dëshmoi këtë edhe duke marrë Hansi Flik”.

 

Kujtojmë se Bojan Krkic senior ishte skaut i klubit katalanas për ta sjellë trajnerin gjerman te Barcelona. Kimih (29 vjeç) ishte një nga pjesëtarët e gjigantëve bavarezë të 6 trofeve sezonalë nën drejtimin e Flik. Babai i koordinatorit të futbollit të klubit katalanas konsideron se “futbollistët e mëdhenj gjermanë dhe francezë, kur i pyet se ku duan të luajnë, përgjithësisht thonë Barcelona.

 

“Shfaqet edhe Real Madridi, por në përgjithësi futbollistët dëshirojnë të luajë për Barçën, për shkak të historisë së saj, për klubin, madhështinë e tij, nuk ngurojnë aspak nga problemet ekonomike”.

 

Xhoshua Kimih, i cili ka qenë një nga objektivat e Barcelonës në muajt e fundit, e përfundon kontratën e tij me Bajern Munihun në vitin 2025. “Sport Bild” publikoi sezonin e kaluar se futbollisti gjerman synon t’i skadojë kontrata e tij me bavarezët dhe kështu të shkojë në “Camp Nou” si lojtar i lirë. Vlera e Kimmich në treg është rreth 50 milionë euro, ndërsa paga e tij i kalon 19.5 milionë eurot në vit.

LEXO EDHE:

Back to top button