“L’Equipe”: Ylli francez kishte marrëveshje me Liverpullin

“L’Equipe” ka zbuluar se menjëherë pas nënshkrimit të rinovimit me PSZH-në edhe për dy sezone, në vitin 2022, Kilin Mbape kërcënoi parizienët me largim, sepse u ndje i tradhtuar nga premtimet e thyera të klubit, i cili i kishte thënë se do të nënshkruante me lojtarë kalibri si Bernardo Silva dhe Levandovski.

Madje, ylli francez duket se kishte arritur edhe marrëveshje me Liverpullin. Qëllimi i tij ishte të nënshkruante një kontratë të shkurtër me “The Reds”, për t’iu bashkuar më vonë Real Madridit. Ish-lojtari i Monako-s dërgoi një letër në atë kohë për të paralajmëruar se nuk do ta zgjaste më tej marrëveshjen me PSZH-në, por Antero Henrike, menaxheri i klubit parizien, kërkoi 400 milionë euro për ta shitur. “Të kuqtë” vendosën 200 milionë euro në pjatë, por nuk pati negociata konkrete.

Kur Mbapé dërgoi letrën e famshme në selinë e PSZH-së një vit më vonë, më 2023, ku informonte se nuk do të rinovonte deri në vitin 2025, tashmë gjithçka ishte gati për vitin 2022. Pjesa tjetër është histori, me përjashtimin e kampionit francez nga ekipi, rikthimin e mëpasshëm, sezoni i nderë dhe nënshkrimi me Real Madridin.

LEXO EDHE:

Back to top button