Dëmtim i rëndë, përfundon sezoni për urugaianin

Sezoni për Rodrigo Bentankur tashmë ka përfunduar. Sipas asaj që raportojnë mediat uruguaiane, rezultatet e testeve në gjurin e majtë të mesfushorit kanë nxjerrë në pah këputjen e ligamentit.

Lojtari i Totenhamit, i cili do të mungojë në ndeshjet e Ligws sw Kampionwve kundër Milanit, u dëmtua në minutën e 65-të të ndeshjes kundër Lesterit gjatë një përplasje me Mendi-n, e cila bëri që gjuri i tij të përdridhej dhe 25-vjeçari u rrëzua në tokë duke bërtitur nga dhimbja.

Bentankur arritit të largohej nga fusha me këmbët e tij, por duke çaluar dukshëm, por nëse testet mjekësore nga Uruguai konfirmohen nga Totenhami, ai do të duhet të qëndrojë larg fushave për të paktën 6 muaj.

LEXO EDHE:

Back to top button