Dëmtimi i termocentralit bërthamor Zaporizhzhia do të ishte vetëvrasje, thotë shefi i OKB-së

Dëmtimi i termocentralit bërthamor Zaporizhzhia do të ishte vetëvrasje, thotë shefi i OKB-së

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres thotë se dëmtimi i termocentralit bërthamor të Zaporizhzhias të pushtuar nga Rusia në Ukrainë do të ishte “vetëvrasje”.

Duke folur me gazetarët pas bisedimeve në Lviv, Guterres thotë se ishte “shumë i shqetësuar” për situatën në uzinë dhe tha se duhej çmilitarizuar, raporton bbc.

Ai thotë se “Ne duhet ta themi ashtu siç është – çdo dëm i mundshëm në Zaporizhzhia është vetëvrasje”.

Guterres shton se objekti nuk duhet të përdoret si pjesë e “ndonjë operacioni ushtarak” dhe se “marrëveshja urgjente duhet të arrihet për të rivendosur infrastrukturën vetëm civile të Zaporizhzhia dhe për të garantuar sigurinë e zonës”.

Theksojmë se Guterres së bashku me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan janë takuar sot me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Ukrainë.

Erdogan gjatë ditës kishte deklaruar se bota nuk është e përgatitur për një Çernobil të ri.

LEXO EDHE:

Back to top button