Kryeministrja finlandeze merr përgjigjen e testit të drogës

Kryeministrja finlandeze merr përgjigjen e testit të drogës

Kryeministrja e Finlandës, Snna Marin ka rezultuar negative në testin e drogës së kryer pas publikimit të disa videove ku ajo shfaqet duke festuar me miqtë e saj.

Kjo është bërë e ditur ditën e sotme nga zyra e shtypit e kryeministres finlandeze.

Kujtojmë që kryeministrja Marin iu nënshtrua testit të drogës javën e kaluar pas kritikave të shumta që mori pas publikimit të disa videove ku ajo shfaqej duke kërcyer e festuar në mënyrë të shfrenuar me miqtë e saj.

Në një prej videove të publikuara, Marin së bashku me miqtë e saj dëgjohen duke bërtitur “miell” që nënkupton kokainën.

Nisur nga kjo video, deputetët e opozitës i kërkuan asaj që të kryejë testin e drogës, por në një konferencë për mediat të premten e javës së kaluar, Marin u shpreh se gjatë festës nuk kishin konsumuar asgjë të paligjshme.

Ajo pranoi që kishte pirë vetëm alkool.

LEXO EDHE:

Back to top button