Dëmtimi më i rëndë se sa pritej, mbetet enigmë koha e rikuperimit

Kristiano Ronaldo ka pësuar një dëmtim më serioz nga sa u mendua fillimisht. Al Nassr njoftoi se sulmuesi portugez, i dëmtuar të shtunën në kampionatin saudit, ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë. Një situatë më e rëndë krahasuar me atë që deklaroi trajneri pas ndeshjes, kur foli për lodhje muskulore.

“Kristiano Ronaldo ka pësuar një dëmtim në kofshë pas ndeshjes së fundit kundër Al Fayha. Lojtari ka nisur tashmë një program rehabilitimi dhe do të vlerësohet ditë pas dite,” thuhet mes tjeras nw njoftimin e klubit arab.

Ronaldo ka filluar menjëherë rikuperimin, por nuk janë bërë publike afatet e kthimit në fushë. Ndërkohë, ndryshe nga zërat e fundit dhe siç konfirmoi e përditshmja spanjolle “As”, CR7 nuk është larguar nga Riadi me avionin e tij privat. Ai do ta kryejë rehabilitimin në ambientet e klubit saudit.

LEXO EDHE:

Back to top button