Dendias kërkon lirimin e Belerit: Mund të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve

Dendias kërkon lirimin e Belerit: Mund të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve

Ministri i Jashtëm, grek, Nikos Dendias përsëriti thirrjen drejtuar autoriteteve shqiptare që të lenë të lirë kandidatit fitues të zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Diplomati greku u shpreh se nuk e kupton se përse Beleri ndodhet ende në paraburgim, teksa kërcënoi se kjo situatë mund të ndikojë seriozisht në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Nuk po ushtojmë presion dhe as po bërtasim, duam miqësi, por jo me çdo çmim”, theksoi Dendias.

Më tej, ministri Nikos Dendias deklaroi se të hënën do të shkojë në Bruksel për të marrë pjesë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, ku do të ngrejë çështjen e ndalimit të kryebashkiakut të Himarës.

“Meqenëse çështja është jashtëzakonisht e rëndë, të hënën në mëngjes do të jem në Bruksel. Aty kemi një drekë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Çështja duhet të ngrihet në Këshillin e Ministrave. Nuk është e mundur të mos vendoset. Nuk është e zakonshme ndalimi i një kandidati për kryetar bashkie 48 orë para zgjedhjeve dhe mbajtja e tij në paraburgim. Pse mbahet ai? Cili është ky element i rrezikshmërisë së tij që kërkon ndalim të zgjatur? Këto janë pyetje të mëdha”, përfundoi Dendias.

LEXO EDHE:

Back to top button