Denion Meidani emërohet ambasador i Shqipërisë në vendin tonë

Denion Meidani emërohet ambasador i Shqipërisë në vendin tonë

Denion Meidani është dekretuar nga presidenti Bajram Begaj si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Maqedoninë e Veriut. Këtë post deri më tani e ka mbajtur Fatos Reka. Më herët gjatë një seance të Komisionit për Politikën e Jashtme, në fjalimin e tij Denion Meidani u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve do të vijojnë të ndikojnë në lehtësimin dhe përmirësimin e jetesës. Meidani theksoi se po ndërmerren reforma, ndërsa e konsideroi bashkëpunimin mes dy vendeve si shembull në rajon. “Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive, jo vetëm kanë institucionalizuar më tej marrëdhëniet tona, por kanë ndikuar dhe do të vijojnë të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së shtetasve tanë. Duhet të konsiderojmë bashkëveprimin si një histori suksesi. Me vizion e guxim po ndërmerren së bashku reforma serioze. Bashkëpunimin rajonal do ta kem prioritet”, u shpreh Meidani. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button