Dënohet me 5 vite burg për vjedhjen e 120 mijë Bitcoin nga bursa Bitfinex
Dënohet me 5 vite burg për vjedhjen e 120 mijë Bitcoin nga bursa Bitfinex
Një sipërmarrës teknologjie në Nju Jork u dënua me 5 vite burg ditën e Enjte pasi u shpall fajtor vitin e kaluar për pastrimin e parave të vjedhura nga Bitfinex, një prej bursave më të mëdha në botë të kriptomonedhave.
35-vjeçari Ilya Lichtenstein hakoi rrjetin e Bitfinex në 2016-ën duke përdorur mjete dhe teknika të avancuara dhe vodhi 120 mijë bitcoin tha Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Ai dhe bashkëshortja e tij Heather Morgan, u arrestuan në Shkurt të 2022.
Bitcoin në kohën e vjedhjes kishte vlerë prej 71 milionë dollarësh ndërsa sot 4.5 miliardë dollarë. Zëvendës prokurorja Lisa Monaco tha asokohe se 3.6 miliardë dollarë asete ishin rikuperuar nga prokurorët nga çifti në fjalë dhe konsiderohet si konfiskimi më i madh financiar në historinë e Departamentit Amerikan të Drejtësisë.
Morgan gjithashtu pranoi fajësinë vitin e kaluar nën akuzën e pastrimit të parave. Dënimi i saj do të jepet më 18 Nëntor. /PCWorld Albanian