fbpx

Dënohet me burg të përjetshëm personi që vrau 51 persona në dy xhami në Zelandën e Re – ALSAT-M


29 vjeçari Brenton Tarrant që vrau 51 persona në dy xhami në Zelandën e Re, është dënuar me burg të përjetshëm.

Brenton Tarrant, u arrestua nën akuzën për terrorizëm dhe se ai është i pari person që dënohet me këtë lloj dënimi në historinë e Zelandës së Re. Gjykatësi i quajti veprimet e tij si jonjerëzore duke shtuar se ai nuk ka treguar mëshirë.

“Krimet tuaja janë aq të liga saqë edhe nëse ndaloheni derisa të vdisni, kjo nuk do të shterojë kërkesat e dënimit,” tha gjykatësi Cameron Mander në një gjykatë Christchurch të enjten raporton top channel.

Sulmet e bëra në dy xhamitë, marsin e vitit të kaluar të cilat u transmetuan direkt në rrjet shokuan të gjithë botën.

LEXO EDHE:

Back to top button