Dënohet me tre vjet burg pronari i portalit “DokazM”, Marjan Stamenkovski

Dënohet me tre vjet burg pronari i portalit “DokazM”, Marjan Stamenkovski

Gazetar: Ardit Ramadani

Me tre vjet e një muaj burg dhe gjobë prej 5 mijë eurove u dënua pronari i ueb-portalit “DokazM”, Marjan Stamenkovski për kryerje të disa veprave penale. Ai në dhjetë vitet e ardhshme e ka të ndaluar të krijojë publikime në çfarëdolloj uebfaqe të regjistruar si e tij. Stamenkovski ngarkohet për përhapjen e materialeve raciste dhe ksenofobike, si dhe nga një akuzë për shantazh, pirateri audio-vizuale dhe keqpërdorim të të dhënave personale.

Sipas informatave që i posedon ALSAT, në kryerjen e disa prej këtyre veprave penale Stamenkovski kishte bashkëpunuar me së paku dy punonjës të Prokurorisë në Shkup, më shumë informacione për këtë pritet të zbulohen ditëve në vijim.

Gjykimi për Marjan Stamenkovskin kishte filluar më 7 mars por larg syve të opinionit pasi prokurorja Zorica Pavloviq kishte propozuar përjashtimin e publikut pasi që bëhej fjalë për vepër penale kundër moralit dhe mbrojtjes së jetës private, përkatësisht kishte informacione që i referohen edhe jetës intime të të dëmtuarve.

Rikujtojmë që në ditën e arrestimit Stamenkovskit në muajin shkurt përpos mjeteve tjera, iu gjetën një shumë e madhe parash. Ai akuzohej nga priftërinj, gazetarë, hetues nga MPB-ja si dhe një televizion. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button