Ministria e Drejtësisë: Deri më 10 prill, formimi i grupit të punës për ndryshimet kushtetuese

Ministria e Drejtësisë: Deri më 10 prill, formimi i grupit të punës për ndryshimet kushtetuese

Gazetar: Lluka Andreev

Ministria e Drejtësisë i dërgoi shkresë presidentit Stevo Pendarovski, partive parlamentare, Ministrisë së Jashtme dhe Sekretariatit për Çështje Evropiane, të propozojnë anëtarët e tyre në grupin punues për ndryshimet kushtetuese. Janë ftuar edhe ekspertë që e njohin kushtetutën.

“Në interes të përmbushjes së detyrimit tonë që buron nga korniza negociuese e miratuar nga 27 shtete anëtare të BE-së, nevojitet bashkimi politik për të garantuar perspektivën evropiane të vendit tonë. Për këtë është e nevojshme të caktohet një përfaqësues që ka njohuri në fushën e së drejtës kushtetuese dhe që do të marrë pjesë aktive në grupin e punës gjatë hartimit të ndryshimeve kushtetuese”, njoftojnë nga ministria E Drejtësisë.

Në vend që të marrë pjesë në grupin punues, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kërkoi që për propozimin e partisë së tij për ndryshimin e Kushtetutës sipas modelit kroat të krijohet konsensus publikisht dhe në takim liderësh. Ai thotë se grupi punues i Ministrisë së Drejtësisë do të nevojitet pasi të votohet nevoja për ndryshimin e Kushtetutës, që është hapi i parë i procesit dhe jo tani.

“Pa fshehur asgjë nga opinioni. Këtu themi hajde zotërinj, merrni guximin të ulemi dhe ta kryejmë punën. Siç është preambula kroate në Kushtetutën kroate, ashtu ta bëjmë preambulën në Kushtetutën tonë maqedonase. Jemi në dispozicion, ja publikisht, nuk kemi asgjë për të fshehur. Dëshironi duel? Do të flasim në duel. Dëshironi takim liderësh? Do të flasim në takim liderësh”, tha Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nga ana tjetër, për kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, nuk mund të bëhet paralele me Kroacinë. Taravari thotë është për paralele por me Zvicrën apo Belgjikën.

Maqedonia nuk krahasohet me Kroacinë. Atje kroatët janë më shumë se 90%, këtu maqedonasit janë 54%, shqiptarët 30%.Nëse e krahasojmë, duhet ta krahasojmë me Zvicrën apo Belgjikën, të cilat kanë një konfigurim të ngjashëm me Maqedoninë.

Deri më tani nuk ka asnjë përgjigje nga partitë e tjera politike ndaj thirrjes së Mickoskit për takim liderësh. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button