Denveri dhe Nju Jorku, udhëheqin me 3-2 serinë e gjysmëfinales

Nju Jork Niks rikthehet në epërsi në gjysmëfinalet “play off”, pas fitores 121-91 ndaj Indiana, duke udhëhequr 3-2 me ndeshje. Një sfidë pa histori, dominuar nga nju-jorkezët, që në fushën e tyre nuk tolerojnë.

Xhejlen Brunson me 44 pkkë bëri diferencën në parket, duke qenë më i miri në fushë. Për Indiana, lojtari më i mirë ishte Siakam me 22 pikë, por që mbetën për statistikë.

Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Denverit përmbys disavantazhin 0-2 pas dy ndeshjeve të para dhe tashmë udhëheq 3-2. Kampionët fituan 112-97 ndaj Minnesota në fushën e tyre.

Ndeshje e shkëlqyer për Nikola Jokic, që realizoi 40 pikë e 13 asist, i karikuar pas fitimit të çmimit MVP. Për Minnesota u dallua Tauns me 23 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.

LEXO EDHE:

Back to top button