Denveri “leksion” Golden Stejtit, disfatë për ekipet nga Los Anxhelosi

Skuadra e Denverit mposhti 119-103 Golden Stejtin,  në një përballje mes ekipesh pretendente në Konferencën e Perëndimit. Niola Jokiç ishte protagonist me një “triple double” (32 pikë, 16 kërcime e 16 asist), duke i dhuruar fitoren ekipit kampion, mbështetur edhe nga Marej me 27 pikë.

Feniks Sans, falë një loje të mirë kolektive (4 lojtarë realizuan mbi 20 pikë), mposhti 123-113 Los Anxhelos Lejkersin, ndërsa Sakramento mundi me 123-107 ekipin tjetër të Los Anxhelosit, atë të Klipersit. Për Sakramenton u dallua De’Aron Foks, autor i 33 pikëve.

Pa probleme fiton Milluoki, që mundi 119-98 Filadelfia-n, sfidë ku diferencën e bëri Antetokounmpo, me 30 pikë e 12 kërcime. Ndërkohë fiton edhe Oklahoma, që mundi 123-110 Hjustonin, sfidë ku Shai realizoi 36 pikë.

NBA-REZULTATET

Filadelfia – Miluoki, 98-119

Feniks – Lejkers, 123-113

Indiana – Dallas, 133-111

Uashington – Klivlendi, 105-114

Golden Stejt – Denveri, 103-119

Nju Orlins – Çikago, 106-114

Hjuston – Oklahoma, 110-123

Atlanta – Orlando, 109-92

Juta Xhaz – San Antonio, 128-109

Portland – Sharlot, 80-93

Klipers – Sakramento, 107-123

LEXO EDHE:

Back to top button