Luftimet në Gaza, 30 mijë të vrarë dhe mbi 70 mijë janë plagosur

Luftimet në Gaza, 30 mijë të vrarë dhe mbi 70 mijë janë plagosur

Që nga 7 tetori i vitit të kaluar rreth 30 mijë palestinezë janë vrarë dhe mbi 70 mijë janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza. Në 24 orët e fundit, 90 palestinezë u vranë dhe 164 u plagosën në sulme. Shumica e viktimave kanë qenë gra e fëmijë. Ndërkohë ushtria izraelite ka propozuar një plan për evakuimin e civilëve “nga zonat e luftimeve” në Gazë, tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu, pasi udhëheqësi izraelit tha se një ofensivë në qytezën Rafah, në jug të enklavës, ishte e nevojshme. Megjithatë nuk u dhanë detaje se si dhe ku do të vendoseshin civilët. Njoftimi vjen përderisa ndërmjetësit nga Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara u takuan në Doha për bisedime, në të cilat morën pjesë edhe përfaqësuesit e Izraelit dhe Hamasit. Qeveritë e huaja dhe organizatat e ndihmës vazhdimisht kanë shprehur frikën se një ofensivë ushtarake në Rafah do të rezultonte në numër të madh të viktimave në mesin e civilëve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button